Moti

Kjo është harta e qyteteve në rrezik për përmbytje gjatë natës

Kjo është harta e qyteteve në rrezik për përmbytje

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka publikuar hartën e qyteteve që rrezikojnë të përmbyten gjatë natës si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë.

Bashkia e Lezhës, është një prej bashkive që ka postuar foton, bashkë me numrin për çdo emergjencë.

LAJMËRIM

Bashkia Lezhë lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, ju bën me dije se duke nisur nga sonte pas orës 24:00 priten reshje të dendura shiu! Parashikohet që të ketë furtunë dhe përmbytje si pasojë e sasisë së lartë të shiut.Shërbimet e Emergjencave të Bashkisë Lezhë do të jenë në gadishmëri gjatë natës për të ndërhyrë në çdo rast problematik! Përveç masave që do të marrim ne, ju lutemi banorëve që për çdo rast emergjent të lajmërojnë në kohë reale në numrin e tel:

+355 68 331 2049

Faleminderit!