Kjo hartë tregon qytetet që do të preken nga stuhia sot

E Mërkurë 25 Tetor 2023, 08:22
TiranaPost
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i nje sistemi frontal i cili do të sjelli mot me vranësira dhe reshje shiu.
Reshjet do të bëhen prezente që në orët e para të 24-orësht me intensitet të ulët deri mesatar.
Gjatë orëve të mesditës në veriperëndim-perëndim dhe qendër reshjet e shiut do të fitojnë intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet të lartë do të jenë prezente në veriperëndim të vendit.