Moti

Kjo javë do të mbyllet e ftohtë. Po më tej si do të jetë moti?

Kjo javë do të mbyllet e ftohtë. Po më tej si do të

Sipas Meteoalb: Territori shqiptar është përfshirë nga masa ajrore me origjinë polare të cilat kanë sjellë rrjedhimisht temperatura të ulëta, kyresisht në zonat veriore-verilindore ku termometri ka shënuar minus 5 gradë celsius mëngjesin e sotëm. Ndërsa gjatë mesditë, parashikohet që vlerat termike të ngjiten në jo më shumë se 12 gradë celcius. Ditët më të ftohta të kësaj jave do të jenë dita e enjte dhe e premte ku pritet që në verilindje, kryesisht zona e Bulqizës dhe Dibrës të zbresë në minus 9 gradë celcius, ndërsa edhe në zonat juglindore do të shënohen temperatura shumë të ulëta. Termometri zbret në minus 7 apo minus 8 grade celcius. Maksimumi në rang territory parashikohet të jetë jo më shumë se 10 gradë celcius.

Edhe fundjava do të vijojë të mbetet e ftohtë, edhe pse do të kemi tërheqjen e kësaj mase të ftohtë polare. Sërish mbeten vlerat negative në 70% të zonës malore. Ultësira perëndimor do të ketë një ulje të lehtë gjatë orëve të para të ditës. Në mesditë maksimumi do të kulmojë deri në 13 gradë celcius.

Java e ardhshme do të mbetet e ftohtë dhe me vlera negative. Moti do të jetë i kthjellët me vranësira të herëpashershme. Nuk do të mungojnë as momentet e shkurtra me flokë dëbore në veri-verilindje të Shqipërisë.

Prania e erës do të bëjë që i ftohti të ndihet akoma më tepër.

Tiranapost.al