Krishtlindje të bardha! Dëbora prek pothuajse gjithë Shqipërinë
Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, veçanërisht në zonat veriore dhe lindore të Shqipërisë. Në këto zona priten reshje shiu dhe bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi 6-13 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të intensifikohet, duke arritur shpejtësinë 13-22 m/s, me dallgëzim në det të forcës 3-5 ballë.
Përsa i përket temperaturave, ato do të variojnë si më poshtë:
Në zonat malore, temperaturat pritet të luhaten nga -5°C deri në 3°C.
Në zonat e ulëta, temperaturat do të jenë nga 0°C deri në 11°C.
Në zonat bregdetare, temperaturat do të jenë nga 3°C deri në 13°C.