Moti

Kthjellime dhe reshje shiu, ja si do jetë moti sot

Kthjellime dhe reshje shiu, ja si do jetë moti sot

Edhe dita e sotme do të dominohet nga kthjellimet në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet vranësira të shpeshta nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat malore duke rrezikuar mini stuhi breshëri dhe rrebeshe shiu në ekstremin jugor dhe zonat juglindore të vendit.

Po ashtu, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin duke sjellë herë pas here rrebeshe shiu.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten si në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 34°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.