Moti

Kthjellime, vranësira dhe temperaturat arrijnë në 31 gradë sot

Kthjellime, vranësira dhe temperaturat arrijnë në 31 gradë

Moti sot do të jetë me kthjellim në zonën perëndimore dhe do të përfshihet nga vranësira të pakta në zonat malore deri mesatare.

Temperaturat në mëngjes do të luhaten 13-19 gradë, vlerat maksimale do të jenë me rritje 26-29°C në veri deri në 31-33°C në zonat më të ulëta.

Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.