Moti

Ku do të jetë më ftohtë e ku më ngrohtë sot?

Ku do të jetë më ftohtë e ku më ngrohtë sot?

Moti në territorin shqiptar, do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, duke rrezikuar reshje të pakta shiu si edhe reshje të izoluara dëbore, në zonat e thella malore në lartësinë mbi 900 metra.

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë më kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin, por më të fokusuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në vlerat minimale, por mbeten konstante vlerat e mesditës duke u luhatur nga 2°C vlera minimale në Ersekë, deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit dhe Sarandës.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det, duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.