Moti

Kujdes! Sot i ftohtë polar në Shqipëri: Tirana -5 gradë, sa do ulen temperaturat në qytetet e tjera

Kujdes! Sot i ftohtë polar në Shqipëri: Tirana -5 gradë, sa

Moti me temperatura ekstremitsht të ftohta do të përfshijë edhe ditën e sotme të gjithë vendin, për shkak të Stuhisë Filomena. Meteoalb parashikon mot me kthjellime, vranësira dhe reshje të izoluara dëbore, por me ulje të ndjeshme të temperaturave kryesisht në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -13 deri në 6 gradë maksimalja.

Ndërsa era do fryjë e lehte në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior - Verilindor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.

Shih tabelën me parashikimin e motit për nesër:

Kujdes! Sot i ftohtë polar në Shqipëri: Tirana -5 gradë, sa

Por kur do të ketë përmirësim të motit?

Sipas Meteoalb, duke filluar nga e mërkura pritet përmirësim i kushteve atmoferike dhe me temperatura më të larta. “Moti i ftohtë vjen si pasojë e stuhisë Filomena, që ka goditur vendin”, thotë meteorologu Hakil Osmani i Meteoalb.

Lexo edhe:

*Tiranapost.al.