Moti

Kujdes! Sot vapë sahariane në Shqipëri

Kujdes! Sot vapë sahariane në Shqipëri

Vijon depërtimi i të nxehtit Saharian në Mesdhe, duke bërë që Shqipëria të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta.

Orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin verior dhe verilindor, megjithatë nuk priten reshje në territor.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale dhe maksimale, duke u luhatur nga 12°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë, deri në 36°C vlera maksimale e shënuar në qytetin e Beratit.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det, duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 3 – 4 ballë.