Moti

Kur fillojnë shirat dhe si do jetë 15-ditëshi i parë i shtatorit?

Kur fillojnë shirat dhe si do jetë 15-ditëshi i parë i

Meteorologia e Meteoalb, Adiola Bani në një lidhje direkte me News 24 ka treguar tendencat e motit dhe temperaturave.

Shtatori do të nisë me shi. Të martën e nesërme priten vranësira dhe reshje shiu në gjithë vendin. Temperaturat do të ulen. Kurse ditën e mërkurë dhe të enjte temperaturat do të rriten sërish.

Të premten rikthehen vranësirat.

Megjithatë sipas Banit, 15 ditëshi i parë i shtatorit nuk do ketë temperatura normale. Ato do të jenë 7-8 gradë mbi normalen për vjeshtën. Do të arrijnë deri në 35-36 gradë.