Moti

Masat ajrore të ngrohta sjellin rritje temperaturash këtë fundjavë

Masat ajrore të ngrohta sjellin rritje temperaturash këtë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak raporton se këtë javë depërtimi i masave ajrore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve si dhe masat e ngrohta jugore do të ndikojnë në situatën meteorologjike që do të përjetojmë.

Ditën e Shtunë moti do të jetë relativisht i qëndrueshëm me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në veri dhe qendër të vendit në formë shtrëngatash afatshkurtra. Era do të jetë juglindje-jugperëndim me shpejtësi 1-8m/s, përgjatë bregdetit 10-13m/s shoqëruar me valëzim të forcës 2-3ballë.

Kurse ditën e Diel moti parashikohet i qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të larta transparente. Era do të jetë me drejtim 1-7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës arrin deri 12m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3ballë.

Nuk do të mungojë mjegulla e mjegullina në zonat luginore gjatë orëve të mëngjesit.