Termometri këtë fundjavë do të shënojë disa gradë më pak në krahasim me të premten që lamë pas. Nga parashikimi i motit i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikohet që temperaturat më të larta pritet të jenë 39 gradë Celcius, 2 gradë më pak se ato të së premtes.
Madje në relievet kodrinore – malore reshjet do të jenë me intensitet deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Ja parashikimi i motit
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.
Thënë kjo pasi për ditën e Shtunë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites në relievet kodrinore – malore të vendit. Këto vranësira në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe afatshkurtra në formën shtrëngatave.
Për ditën e Diel moti parashikohet në orët e para të ditës me kthjellime e vranësira kalimtare më pas mot kryesisht i vranët e intervale të shkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Në relievet kodrinore – malore reshjet do të jenë me intensitet deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.