Moti

Merre çadrën me vete, me shi disa momente gjatë ditës

Merre çadrën me vete, me shi disa momente gjatë ditës

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, KU më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Lindore duke rrezikuar momente me pika shiu në Juglindje të vendit tonë. POR në pjesën e dytë të ditës pritet që gradualisht kthjellimet të jenë më të dukshme në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare.

Merre çadrën me vete, me shi disa momente gjatë ditës

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 21°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.