Moti

Merre çadrën me vete, sot ka shi

Merre çadrën me vete, sot ka shi

Java që presim përara pritet të jetë një javë komplet e paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa dhe të paqëndrueshme me origjinë jugperëndimore.

Në këtë mënyrë si për ditën e Hënë ashtu dhe ditën e Martë moti parashikohet me vranësira kryesisht të dendura (përjaahto kthjellimet e pakta në orët e para të mëngjesit). Për këto dy ditë parashikohen reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me inteniste mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Reshjet me intensitet të lartë për këto dy ditë parashikohen më tepër përgjatë ultësirës perëndimore.

Merre çadrën me vete, sot ka shi

Edhe dita e Mërkurë dhe ajo e Enjte vijojnë me kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Gjatë ditës së Enjte në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht qendër përsëri reshje shiu intensit të lartë në formë rrebeshesh dhe stuhi.

Java mbyllet me ditën e Premte e mot me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.