Moti

Mos bëj plane për fundjavën pa ditur si do jetë moti: Pasditja nesër me shi, a do rriten temperaturat?

Mos bëj plane për fundjavën pa ditur si do jetë moti:

Nga dita e nesërme në mesditë, Shqipëria do të përfshihet nga reshje të intensifikuara. Kjo situatë do të zgjasë deri të dielën, ku gjatë paradites do të ketë kthjellime. Por Meteorologia e Meteoalb, Adiola Bani tregon se nga pasditja e të dielës do të rikthehen reshjet dhe në disa zona pritet të shkaktojë problematika; në Shkodër, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër!

Adiola Bani:

Rrebeshe shiu do kemi gjatë ditës së sotme në zonat Veriore dhe Jugore. Më pak reshje presim në qendër, situatë e cila vijon deri nesër në mesditë ku do kemi intensifikim të reshjeve në gjithë territorin shqiptar.  

Reshjet do të jenë mesatare dhe lokalisht intensive në zonat Veriore dhe Jugore, por përmirësohet situata gjatë të dielës paradite.

Mesdita dhe pasditja e së dielës sjellin sërish intensifikim dhe fuqizim të reshjeve në territorin shqiptar, kryesisht në zonat Veriore dhe Jugore duke na sjellë edhe problematika në zonën e nën-Shkodrës, në Lezhë, po ashtu Vlora dhe Gjirokastra në jug të territorit shqiptar.

Situata përsa i përket reshjeve përmirësohet vetëm ditën e hënë ku reshjet mbeten prezente por në sasi më të pakët. Ndërsa e marta dhe në vijim na sjellin mot të kthjellët por të ftohtë.

Temperaturat e ajrit gjatë kësaj fundjave do luhaten nga -1 gradë në zonat malore ndërsa maksimumi parashikohet deri në 12 gradë. E diela sjell një renie të papërfillshme gjatë mëngjesit ndërsa e hëna sjell rënie të ndjeshme gjatë mëngjesit dhe mesditës.

*Tiranapost.al.