Moti

Mos bëni plane për pushime këtë fundjavë! Meteorologu tregon si do jetë moti pjesën tjetër të korrikut

Mos bëni plane për pushime këtë fundjavë! Meteorologu

Nëse parashikoni pushime këtë fundjavë moti nuk do t’ju favorizojë, sepse parashikohen të rikthehen reshjet e shiut, që do sjellin edhe ulje të temperaturave.

Sipas meteorologut, Hakil Osmani, reshjet do të jenë të fokusuara në zonat qendrore dhe malore, por nuk përjashtohen edhe në bregdet, ndërsa temperaturat do të shkojnë 32 deri në 33 gradë Celsius.

Mos bëni plane për pushime këtë fundjavë! Meteorologu

"Në fundjavë vlen të theksohet se vranësirat dhe reshjet e shiut do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit. Reshjet do të jenë edhe në formën e rrebesheve. Do të jenë në zonat malore dhe veriore. Më të dukshme do të jenë gjatë ditës së shtunë. Të dielën do të jenë të fokusuara në zonat qendrore dhe ato veriore. Kryesisht gjatë mesditës. Zonat bregdetare do të jenë me mot më të qëndrueshëm. Por nuk përjashtohen edhe reshjet e shiut. Për sa i përket vlerave termike do kemi rënie gjatë fundjavës. Do të shkojnë në 32-33 gradë celsius. Pjesa tjetër e muajit korrik do të sjellë sërish rritje të vlerave termike. Do të shkojnë 39 deri në 40 gradë. Do të kemi dhe prezencë të pakët vranësirash. Muaji gusht do të jetë i nxehtë, por më i freskët se muaji korrik", tha meteorologu Osmani për “Report TV”.