Moti

Mos harro çadrën! Reshje shiu dhe erëra të forta parashikohen për sot

Mos harro çadrën! Reshje shiu dhe erëra të forta

Moti në vendin tonë, do të jetë me vranësira dhe dhe me reshje shiu, ku herë pas here priten edhe rrebeshe, më të theksuara në zonat veri-veriperëndimore

Parashikohet që nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të mbetemi edhe gjatë pasdites ku vranesirat dhe shirat do të jenë prezent, por në sasi më të pakta.

Gjatë natës pritet ndërprerje e përkohëshme e reshjeve në territor.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në mëngjes, por mesdita sjell renie të ndjehsme të tyre, duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 15°C.

Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht jugor -juglindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 5 ballë.