Moti

Mos prisni diell. Meteorologia tregon si do jetë moti në fundjavë dhe nëse do kemi surpriza në pranverë

Mos prisni diell. Meteorologia tregon si do jetë moti në fundjavë

Nga nata e sotme priten reshje të shiut, dhe ditën e shtunë reshjet do të përfshjnë gjithë territorin shqiptar. Meteorologia e Meteoalb Lajda Porja parashikon një mot të paqendrueshëm të fundjavës, me vranësira, reshje shiu por edhe reshje të pakta dëbore në zonat e thella veri-lindore. Temperaturat pritet të zbresin në 14-15 gradë.

Lajda Porja:

Pas një jave do thoja me temperatura shumë të larta, pritet që nga nata e sotme të kemi ndryshim të kushteve atmosferike, pritet që reshjet të pëfshijnë veri-perëndimin dhe dita e shtunë do përfshjë gjithë territorin shqiptar megjithëse reshjet do jenë të pranishme, do jenë në sasi të pakta. Parashikohet që shirat të qëndrojnë të shtunën dhe të dielën në zona të caktuara të papërfillshme, moti do jetë i paqëndrueshëm, me vranësira, reshje shiu përgjatë shtrirjes perëndimore, do shfaqen reshjet e pakta të dëborës në zonat e thella veri-lindrore. E diela sjell pauzë të reshjeve. Megjithatë mbetet mot i vrenjtur krahasuar me javën.

A do kemi surpriza në pranverë?

Nëse do krahasonim të pranverës me dimrin, dimri ishte vërtet tejet dinamik ,ishte dhjetor me temperatua shumë të larta, dhe pa reshje deri për Krishtlindje, Janari ishte tejet dinamik, përmbytje ngrica dhe Shkurt i çuditshëm, me tempratura të larta dhe mesi muajit me temepraturat më të ulëta të dimrit. Ndërkohë javën e fundit shkurti ishte me 22 gradë.

Marsi është futur me tiparet e tij klimatike, me ditë me diell pranverore dhe temperatura 20 gradë, do kemi këto dy tre ditë sot nesër dhe e diel që do ketë reshje dhe ulje të temperaturave, vlerat pritet të shkojnë në 14 apo 15 gradë, aktualisht jemi në kushte tipike të marsit.

*Tiranapost.al.