Moti

Mot i kthjellët dhe temperatura deri në 29 gradë sot!

Mot i kthjellët dhe temperatura deri në 29 gradë sot!

Rrymat e ngrohta dhe të qendrueshme, do të jenë prezente edhe ditën e hënë.

Këto, do të sjellin temperatura deri në 29 gradë celcius. Parashikohen orë me diell e hera herës vranësira të larta transparente.

Në orët e mëngjesit, nëpër lugina do të shfaqet mjegulla e mjegullina kalimtare. Era, do të fryjë e lehtë e mesatare në bregdet nga juglindja e jugperëndimi.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 deri 3 ballë.