Moti

Mot i kthjellët sot!

Mot i kthjellët sot!

Pjesa e parë e ditës në vendin tonë, do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira, ku më të theksuara do të jenë në ekstremin verior duke rrezikuar reshje të pakta shiu, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit, duke gjeneruar shira të përkohshëm përjashtuar vijën bregdetare, e cila do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por pa reshje.

Gjatë natës pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit vijojnë konstante në mëngjes, por rriten lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët në verilindje të vendit, deri në 28 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qarqet Elbasan dhe Fier.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi jugor, kjo do të sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.