Moti

Mot i paqëndrueshëm, temperaturat ulen me disa gradë

Mot i paqëndrueshëm, temperaturat ulen me disa gradë

Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira, të cilat gradualisht do t’ia lënë vendin kthjellimeve kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Reshjet e shiut me intensitet të ulët e lokalisht mesatar, pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, deri në orët e mëngjesit në veri dhe në qendër të vendit.

Hera-herës reshjet e shiut, pritet të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në orët e mesditës reshjet lokale të shiut me intensitet të ulët, do të riaktivizohen përsëri, por vetëm përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet me drejtim veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, pritet të fitojë shpjtësi deri në 12m/s.

Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 13 deri 29°C

në zonat e ulëta 16 deri 33°C

në zonat bregdetare 16 deri 30°C