Moti

Moti do ketë vranësira, por zero shanse për shi

Moti do ketë vranësira, por zero shanse për shi

Me intervale të gjata kthjellimesh paraqitet territori shqiptar deri pas mesdite kur pritet shfaqje e vranësirave si fillim në zonat veriore dhe veriperëndimore dhe gradualisht vranësirat do të përfshijnë të gjithë territorin e vendin.

Edhe gjatë pasdites moti vijon nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta por mundësia për reshje është thuajse zero.

Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të mbeten kostante gjatë orëve të mëngjesit por rënie me 2 gradë C pritet në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C.

Parametri i erës do të jetë kryesisht, mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.