Moti

Moti me shi, rrufe dhe ulje temperaturash

Moti me shi, rrufe dhe ulje temperaturash

Vijon moti me shira me intensitet të lartë në ultësirën perëndimore duke krijuar probleme të mëtejshme ndërsa në zonat malore verilindore dhe juglindore do të ketë reshje të dendura dëbore.

Orët e mesditës sjellin një ndërprerje të përkohshme të reshjeve për të ri-nisur sërish gjatë pasdites ku do të ketë edhe rrebeshe shiu shoqëruar me rrufe dhe shkarkesa elektrike.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 1 – 2 gradë.