Moti

Moti për plazh në bregdet. Cilat janë zonat ku do bjerë shi pasdite?

Moti për plazh në bregdet. Cilat janë zonat ku do bjerë shi

Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites por pasditja sjell vranësira disi më të dukshme në territor duke gjeneruar reshje të pakta e të izoluara shiu në pjesën më të madhe të vëndit, përjashtuar vijën bregdetare ku vranësirat do të jenë të pranishme por nuk priten reshje. Në zonat malore priten mini-stuhi edhe breshëri.

Orët e mbrëmjes do të largojnë vranësirat dhe shirat nga i gjithë territori i vendit.

Temperaturat e ajrit në do të rriten në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke rregjistruar vleren minimale në qytetin e Peshkopisë 11°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në Sarandë 30°C.