Moti

Moti surprizues gjatë kësaj jave, i kthjellët dhe me temperatura mbi normalen. Po nëntori?

Moti surprizues gjatë kësaj jave, i kthjellët dhe me temperatura

Meteorologia Adiola Bani nga Meteoalb ka bërë parashikimin e gjithë javës.

“Kjo javë do të jetë me mot të kthjellët deri ditën e premte. Fundjava pritet të ketë prezencë të vranësirave dhe ndonjë shi, por në zona të izoluara. Në mëngjes ka pasur vlera të ulëta me 2 apo 3 gradë celsius që në mesditë të shkojë 22 apo 23. Por duke nisur nga nesër vlerat do të rriten disi në mëngjes, do të shkojnë në 4 apo 5 gradë, ndërsa në mesditë temperaturat pritet të shkojnë deri në 23 gradë celsius”, tha Bani për News 24.

Sinoptikania foli pak edhe për muajin nëntor që do të jetë i kthjellët dhe me vlera tipike temperature. Ditët do të jenë të freskëta, por përgjithësisht pa shi.