Moti

Në mesditë shtohen vranësirat, por nuk ka shi

Në mesditë shtohen vranësirat, por nuk ka shi

Ditën e sotme në vendin tonë, qarkullimi i masave ajrore me origjinë Perëndimore, do të sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët dhe të ngrohtë, por pas mesditës dhe në vijim do të ketë kalim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit, ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore; megjithatë nuk priten reshje.

Gjatë natës, pritet shtim i vranësirave dhe lagështirës në ajër në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje orët e mëngjesit, por vijojnë konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë, deri në 28°C vlera më e lartë e cila do të shënohet për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë mesatare deri e e fortë me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.