Moti

Nesër nisin ngricat, ja si do jetë moti në javën e parë të dhjetorit

Nesër nisin ngricat, ja si do jetë moti në javën e parë

Nesër është dita e parë e dhjetorit dhe duket se nga parashikimi i motit do të nisë zyrtarisht dimri.

Meteorologia Adiola Bani bëri me dije se e marta do të sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave, që mund të ulen edhe deri me 4 gradë.

Nesër nisin ngricat, ja si do jetë moti në javën e parë

“Dita e martë do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët, por shumë të ftohtë pasi do të kemi rënie të ndjeshme të temperaturave, deri në 4 gradë Celsius. Në zonat malore vlerat e temperaturave do të shkojnë në -5 apo -6 gradë Celsius. Edhe Tirana do të jetë e ftohtë. Por duke filluar nga e mërkura do të kemi rritje graduale. Pra nga e mërkura presim mot të paqëndrueshëm, me prezencë të vranësirave, të reshjeve të shiut në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonat e thella malore do të kemi reshje shumë të pakta të dëborës. Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të shoqërohen nga vranësira të shpeshta”, thotë meteorologia Bani për ‘Abc News’.