Moti

Nesër priten reshje të dendura shiu dhe përmbytje në këto qytete

Nesër priten reshje të dendura shiu dhe përmbytje në

Instituti i Gjeoshkencave ka parashikuar përmbytje në disa gjytete të Shqipërisë, si Shkodra, Lezha, Durrësi, Tirana, Fieri dhe Vlora.

Mësohet se Tirana dhe Fieri pritet të kenë intensitetin më të lartë të reshjeve, ndërkohë që pritet edhe një rënie e ndjeshme e temperaturave.

Njoftimi i Institutit të Gjeoshkencave:

PARASHIKIMI I RREZIKUT NGA PËRMBYTJET

Sot pasdite (e hënë, dt.28) priten reshje të dobëta në qarkun e Shkodrës. Nesër (e martë, dt.29) priten reshje intensive në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë, ndërsa mesatare në shumicën e qarqeve të tjera të vendit. Reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata në pothuajse të gjitha qarqet.

Gjatë ditës së nesërme (e martë, dt.29) pritet të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në jug të territorit. Në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.29) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 26 °C

në vendet e ulëta: 20 / 28 °C

në vendet malore: 16 / 25 °C

ERA

Sot pasdite (e hënë, dt.28) dhe nesër (e martë, dt.29) era pritet të jetë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e hënë, dt.28) pritet niveli rrezik” I LARTË” në qarqet Tiranë dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjera pritet niveli rrezik i “I MODERUAR’’. Nesër (e martë, dt.29) pritet niveli rrezik “I MODERUAR’’ në qarqet Berat, Fier, Gjirokastër, Korcë dhe Kukës. Në qarqet e tjera “S’KA RREZIK”

Nesër priten reshje të dendura shiu dhe përmbytje në

Nesër priten reshje të dendura shiu dhe përmbytje në

Nesër priten reshje të dendura shiu dhe përmbytje në