Moti

Nga e mërkura mbajeni çadrën me vete. Tetori, muaj me shi

Nga e mërkura mbajeni çadrën me vete. Tetori, muaj me shi

Si do të jetë moti gjatë kësaj jave? Si parashikohet tetori? Shi apo diell? Sa të arrijnë temperaturat?

“E marta do të vijojë si dita e hënë. Ditën e mërkurë shtohen vranësirat gradualisht duke bërë që nga kjo ditë e deri në fund të javës do të jemi në situatën tipike të vjeshtës. Me vranësira, rrebeshe, stuhi të forta ere. Të premten dhe të shtunën reshjet do të jenë me intensitete të larta. Mbeten problematike situata në pjesën veriore dhe në qendër. Jugu do të ketë reshje më të pakta.

Nga e mërkura, edhe pse do të kete prezencë të reshjeve, ngrohet moti. Temperaturat rriten dhe do të shënojnë 27 – 28 gradë. Çadra me vete nga e mërkura dhe deri në fund të javës, duke përfshirë edhe fundjavën që mbetet e paqëndrueshme. Tetori do të jetë një muaj me shi”, sipas parashikimit të meteorologes Lajda Porja.