Moti

Nga e mërkura s'ka më shi! Parashikimi i motit për javën dhe sa do rriten temperaturat

Nga e mërkura s'ka më shi! Parashikimi i motit për

Dita e hënë dhe e martë do jenë me mot të paqendrueshëm ndërsa situata do të përmirësohet duke filluar nga dita e mërkurë. Sipas parashikimit të Meteoalb, temperaturat dhe dita e nesërme dhe në vijim do të rriten, duke çuar maksimumin në 38 gradë.

Parashikimi nga Meteoalb:

E hëna dhe e marta mbeten me mot të paqendrueshëm ku sot do ketë dhe ndonjë rrebesh të izoluar. E marta sjell më pak reshje kryesisht në veri dhe në zonat lindore. Por duke filluar nga dita e mërkurë dhe deri në fundja moti do të jetë i kthjellët.

Temperaturat e ajrit sot luhaten nga 12 gradë zonat malore në mëngjes, ndërsa mesdita sjell rritje me dy gradë në zonat e tjera duke shënuar 32 gradë. E marta dhe në vijim sjell rritje graduale të temperaturave duke bërë që termometri të ngjitet deri në 37-38 gradë.

*Tiranapost.al.