Moti

Nga shiu në dëborë: Parashikimi si do jetë moti nga mbrëmja e sotme dhe zonat e prekura

Nga shiu në dëborë: Parashikimi si do jetë moti nga

Reshjet e shiut dhe të dëborës në dy ditët e fundit kanë ndaluar në pjesën më të madhe të vendit, duke bërë që situata me rrugët dhe zonat më të prekura të përmirësohet. Por parashikimet tregojnë për ulje të ndjeshme të temperaturave. Pas reshjeve të dendura të shiut, Shqipërinë e pret acari dhe dërbora.

Meteoalb parashikon që në orët në vijim vendi do të përfshihet nga temperature të ulëta dhe dëborë, kryesisht në pjesën lindore dhe verilindore.

Reshjet e dëborës pritet të fillojnë prej mbrëmjes së sotme, 13 janar dhe sipas parashikimeve do të përfshijnë Malësinë e Tiranës, Përrenjasin, Pogradecin dhe gjithë pjesën lindore dhe veri-lindore të Shqipërisë.

Stacionet meteorologjike rajonale njoftojnë se zonat e pjesës lindore dhe verilindore do të përfshihen nga reshje dëbore në 2-3 centimetër.

Nga shiu në dëborë: Parashikimi si do jetë moti nga

Ndërsa nga e premtja e përgjatë fundjavës, temperaturat do të zbresin më tej, duke krijuar një situatë të acartë me temperatura që në zonat malore shkojnë deri në minus 10 gradë.

*Tiranapost.al.