Moti

Ngrohet disi moti, por problematike mbetet mjegulla në zonat malore

Ngrohet disi moti, por problematike mbetet mjegulla në zonat malore

Moti në vendin tonë, do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, por gradualisht pritet depërtimi i masave ajrore relativisht më të ngrohta me origjinë perëndimore.

Ditën e sotme, parashikohet të ketë kthjellime si dhe rritje të temperaturave kryesisht në vlerat e mesditës.

Në akset rrugore të relieveve malore priten ngrica të forta, ndërsa në zonat luginore edhe shikim i reduktuar për shkak të mjegullës së dendur.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi 1-8m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore -12 deri 4°C

në zona e ulëta -7 deri 17°C

në zona bregdetare -1 deri 16°C