Moti

Një ulje e lehtë e temperaturave në mëngjes dhe shi pasdite

Një ulje e lehtë e temperaturave në mëngjes dhe shi pasdite

Sipas MeteoAlb: Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin gjatë paradites në Shqipëri dominim të kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të lehta vranësirash. POR orët vijuese i bëjnë vranësirat më të dukshme në vend, KU më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore.

Një ulje e lehtë e temperaturave në mëngjes dhe shi pasdite

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 29°C.

Era do të fryjë e mesatarisht në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior - Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim deri në 3 ballë.