Moti

Para se të bësh planet, shiko si do jetë moti në fundjavë

Para se të bësh planet, shiko si do jetë moti në

Moti do të jetë në favor të të gjithë atyre që duan të dalin, të shijojnë natyrën dhe përse jo edhe detin. Sipas Meteoalb, vranësirat do të jenë të pakta dhe temperaturat do të shkojnë deri në 32 gradë.

“Mëngjeset dhe mbrëmjet e kësaj fundjave do vijojnë të jenë të freskëta. Vlerat minimale do jenë 9-10 gradë celcius në zonat malore, ndërsa gjatë orëve të mesditës do të kemi temperatura tipike të gushtit. Ditën e shtunë dhe ditën e diel termometri do të ngjitet edhe në 32 gradë celcius.

Do të ketë mbizotërim të motit me diell në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa vranësirat do të jenë shumë pak prezente, më të fokusuara në zonën lindore të Shqipërisë”, thotë Adiola Bani.