Moti

Parashikimi i motit për ditët në vazhdim. Si do mbyllet muaji?

Parashikimi i motit për ditët në vazhdim. Si do mbyllet muaji?

Ndihet sot rënia e konsiderueshme e temperaturave. Hakil Osmani nga Meteoalb bëri parashikimin e 10 ditëve të fundit të muajit.

Temperaturat do të bien sot dhe në vazhdim. Minimalet do të shkojnë deri në 3 apo 4 gradë celcius, kurse maksimalet deri në 17 gradë.

Dëborë do të ketë që sot në zonat verilindore, kurse në zonat jugore do të ketë reshje shiu. 

“Nesër do të ketë përmirësim të kushteve të motit deri të premten e ardhshme. Muaji do të mbyllet me mot të qëndrueshëm”, tha Osmani për News 24.