Moti

Parashkimi i motit për orët në vijim. Ja çfarë do të jetë problematike

Parashkimi i motit për orët në vijim. Ja çfarë do

Sinoptikani Hakil Osmani, nga Meteoalb ka bërë një parashikim të motit për orët në vijim. Sipas tij, era do të jetë problematike për shkak të shpejtësisë së saj.

Sa për temperaturat, ato do të vijojnë të jenë të larta dhe atipike për shkurtin.

“Sot parashikohet, pasdite dhe në mbrëmje, do të ketë reshje shiu. Nata do të përfshijë territorin shqiptar. Edhe e diela do të jetë e pranishme në gjithë vendin, në disa zona me rrebeshe. Gjatë kësaj fundjave do të kemi probleme me parametrin e erës. Temperaturat e ajrit gjatë kësaj jave do të jenë të larta. 23 gradë do të jenë temperaturat.”, tha Osmani.