Moti

Përgatituni për të nxehtin e padurueshëm! Si do të jetë moti javën e ardhshme?

Përgatituni për të nxehtin e padurueshëm! Si do të

Nëse do të bëni plane për javën e ardhshme, atëherë mendojeni si opsion plazhin. Temperaturat do të jenë të larta dhe ditët do të jenë me diell të nxehtë, nga e enjtja.

Paqëndrueshmëria e motit do të vijojë për ditët e hënë, martë dhe mërkurë me një karakteristikë të përbashkët.

Gjatë pjesës së parë të ditës moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare shoqëruar me reshje shiu të dobëta gjatë ultësirës perëndimore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak nga orët e mesditës deri ato të pasdites, në relievet kodrinore dhe malore në lindje të territorit (por edhe një pjesë e ultësirës perëndimore) do të ketë zhvillim të menjëhershëm të vranësirave deri të dendura. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet deri mesatar, por në zona të caktuara në formën e rrebesheve dhe breshëritë.

Java mbyllet me ditën e enjte dhe të premte, me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat kalimtare do të jenë përgjatë relieveve të larta malore shoqëruar me reshje shiu të dobëta.

Përgatituni për të nxehtin e padurueshëm! Si do të