Moti

Pjesa e dytë e ditës me shtim të vranësirave

Pjesa e dytë e ditës me shtim të vranësirave

Këtë të enjte vendi ynë, do të paraqitet nën mbizotërimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore lindore.

Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim, do të sjellë shtim të vranësirave dhe lagështirës në të gjithë territorin shqiptar ku në zonat Veriore-Veriperëndimore, do të gjenerohen reshje të pakta dhe të izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera më e ulët në qytetin e Peshkopisë deri në 21°C vlera më e lartë, e cila pritet në qarqet Tiranë dhe Vlorë.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.