Moti

Pranverë në shkurt! Meteorologia tregon si do jetë moti në fundjavë dhe kur do rikthehen reshjet

Pranverë në shkurt! Meteorologia tregon si do jetë moti në

Fundjava do të vijojë me temperatura të ngrohta, tipike të pranverës. Meteorologia e Meteoalb Lajda Porja parashikon që temperaturat të ruajnë maksimumin me 19-20 gradë, ndërsa reshjet mund të rikthehen nga data 7 mars, ndonëse jo në sasi të mëdha.

Lajda Porja

Kemi një ditë pranvere sot, temperaturat kanë pësuar rritje të lehtë, variojnë nga zonat malore me 3 gradë vlera më e ulët dhe 12 gradë vlera më e ulët në bregdet, në mesditë nuk do ketë ndryshim të vlerave, ruhet maksimumi në 19-20 gradë Celsius në një pjesë të mirë të qyteteve. Në verilindje, si Hasi Kukësi Burreli dhe Bajram Curi temperaturat do jenë deri në 14 gradë Celsius.

Fundjava, e shtuna dhe e diela do jenë me kthjellimë, me ndonjë shfaqje vranësirash në skajet veri dhe jug. E diela nuk përjashton mundësinë për ndonjë moment reshjesh të papërfillshme në skajet veri dhe jug. Fundjava do jetë kryesisht e kthjellët dhe e ngrohtë, do ruhet maksimumi në 16-18 gradë në zonat e ulëta por dhe ne zonat malore mbetet i lartë rreth 13-14 gradë.

A pritet të përmbyset shpejt kjo pranverë e hershme e jona?

Presim që fundjava të vijojë e ngrohtë dhe e kthjellët por dhe java që vjen deri nga data 5-6 mars presim të qëndrojmë me temperatura të qendruesnme të motit. Përmbysje të tablosë sinoptike presim nga data 7 mars, me tre katër ditë me prezencë të reshjeve të shiut dhe dëborës. Presim dëborë në zonat malore dhe reshje shiu në gjithë shtrirjen perëndimore të Shqipërisë dhe brigjeve të Ballkanit, jo në sasi të konsiderueshme.

*Tiranapost.al.