Moti

Pritet mot i keq sot pas mesnatës dhe gjatë gjithë ditës nesër

Pritet mot i keq sot pas mesnatës dhe gjatë gjithë ditës

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëron mot të keq për orët në vijim në të gjithë territorin.

Vendin e pret një fundjavë e paqendrueshme veçanërisht prej mbrëmjes së të shtunës dhe gjatë së dielës.

Pritet mot i keq sot pas mesnatës dhe gjatë gjithë ditës

Në orët e vona të mbrëmjes sot dhe pas mesnatës në veri e veriperëndim reshjet do të fitojnë intensitet deri të lartë. E gjithë pjesa bregdetare ditën e diel do të përfshihet nga reshje rrebeshe e rrufe. Të dielën në mbrëmje intensiteti i reshjeve do të vijë në rënie.

Era përgjithësisht gjatë situatës së përkeqsuar do të fryjë nga kuadrati i jugut e vrullshme në brigjet detare. Valëzimi në dete i forcës 4-5 ballë.