Moti

Qytetet që do të preken më shumë nga cikloni në Shqipëri! Ndiqni live zhvendosjen e tij gjatë një jave

Qytetet që do të preken më shumë nga cikloni në

Nga sot vendi pritet që të ndikohet nga një ciklon mesdhetar, i cili do të sjellë ulje të temperaturave dhe prezencë të reshjeve të shiut.

Meteorologët kanë parashikuar edhe rrugën që do të kalojë cikloni, i cili pritet të ndajë Greqinë përgjysmë duke u futur në brendësi të vendi përmes Patras dhe më pas në Athinë, duke zbritur më pas në ishuj për t’u përplasur në Kretë.

Ndërkohë që cikloni pritet të shkaktojë shira të rrëmbyeshëm në Greqi krahas erës së fortë dhe breshërit në zona të caktuara, për Shqipërinë nuk do të ketë të njëjtat ndikime.

Qytetet që do të preken më shumë nga cikloni në

“Kjo stuhi tropikale që po prek Mesdheun do të jetë prezente kryesisht në brigjet e Italisë jugore dhe në brigjet jugore të Greqisë, ndërsa vendi ynë do të mbetet në periferi, duke bërë që nga sot të kemi prezencë të parametrit të erës, të ecë me një shpejtësi në det të hapur nga 40-45 km/orë, duke bërë që të kemi dhe një dallgëzim 4-5 ballë. Po ashtu do të kemi shtim të vranësirave dhe prezencë të reshjeve të shiut, ku më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Temperaturat do të ulen me 4-5 gradë Celsius”, tha eksperti i ‘Meteoalb’, Hakil Osmani, për ‘Abc News’.

Gjithashtu ai saktësoi edhe qytetet që do të jenë më të më të prekura nga reshjet e shiut:

“Më të prekura do të jenë qytetet në shtrirjen lindore dhe qytetet në zonën qendrore pritet të kenë prezencë të vranësirave dhe reshjeve të shiut. Do të jenë të pakta dhe në orët e pasdites dhe të darkës. Qytet më të prekura nga reshjet e shiut do të jenë Kukësi, Pogradec, Korça, Erseka”.

Cikloni që me shpejtësi ere deri në 200 km/h u formua në lindje të Maltës duke u ngjitur më pas për në veri në drejtim të detit Jon.

Shikoni live ciklonin këtu dhe si do të zhvendoset gjatë një jave: