Moti

Reshje shiu dhe dëbore sot!

Reshje shiu dhe dëbore sot!

Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lartësitë mbi 1000 metër këto reshje do të jenë në formën e dëborës.

Duke nisur nga orët e mesditës moti parashikohet me kthjellime e vranësira kalimtare të cilat do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa në bregdet ajo fiton shpejtësi deri në 8-10m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 2 deri 11°C

në zona e ulëta 2 deri 17°C

në zona bregdetare 5 deri 17°C.