Moti

Reshjet i lënë vendin javën që vjen motit të ngrohtë e me diell

Reshjet i lënë vendin javën që vjen motit të

Pas disa kohësh me mot të vranët dhe reshje shiu të dendura mbi vendin tonë ndryshon “tabloja” meteorologjike. Sipas Shërbimit Meterologjik Shqiptar në javën që vjen mbi rajonin e Ballkanit (dhe një pjesë të Europës Qendrore) pritet të depërtojë Anticikloni Afrikan, i cili do të përshkrojë Ballkanin, por edhe një pjesë të Europës Qendrore.

“Ky depërtim i pazakontë ose i rrallëhershëm nuk do të sjellë mot “përvëlues”, sic është e zakonshme në stinën e verës, por padyshim mot të kthjellët dhe temperatura relativisht pak gradë më lart se të zakonshmet e dimrit (vetëm vlerat e mesditës).

Në këtë mënyrë për të gjithë javën moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Karakteristike për këtë javë do të jetë gjithashtu edhe mjegulla e dendur ose mjegullina në zonat luginore dhe ato fushore”, thuhet në njoftim.

Temperaturat në vlerat minimale parashikohen me rënie madje në disa vende edhe në vlera negative ndërsa ato të mesditës parashikohen nga 6°C në relievet malore deri dhe në 17°C në ato të mesditës.

Reshjet i lënë vendin javën që vjen motit të