Marsi ka nisur me dëborë në Dardhë të Korçës, në lartësitë 1400 m mbi nivelin e detit.
Aktualisht trashësia e dëborës ka shkuar deri në 5 centimetra në aksin e Dardhës. Megjithatë vijon pa probleme qarkullimi i automjeteve.
Puna për pastrim dhe kriposjen ka vazhduar gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm, ku edhe reshjet janë ndërprerë.