Moti

Rikthehet i nxehti afrikan këtë javë, por ja kur freskohet moti

Rikthehet i nxehti afrikan këtë javë, por ja kur freskohet moti

I nxehti është rikthyer me fillimin e javës dhe do të zgjasë deri ditën e premte. Nesër dhe pasnesër, pra e marta dhe e mërkura do të jenë ditët më të nxehta të javës dhe moti do të freskohet ditën e premte.

“E marta dhe e mërkura 13 dhe 14 korrik, do jenë ditët më të nxehtë të javës. Vlerat në 40 gradë, në momente të caktuara të ditës do të ndihen si 46 gradë. Lagështira do jetë shumë e lartë në ajër dhe kjo e bën automatikisht të mundur që temperaturat të ndihen 6-7 gradë më shumë nga sa janë.

Të premten do të freskohet moti dhe të shtunën pritet të rrebeshe.

Pa reshje do të jetë vetëm vija bregdetare”, tha ndër të tjera sinoptikania Lajda Porja në një lidhje direkte në Neës 24.

Temperaturat të larta deri në 34 gradë do të shënohen në Kuçovë, edhe gjatë fundjavës, si një nga qytetet më të nxehta të vendit.