Moti

Rrebeshe shiu, por temperatura të larta: Parashikimi si do jetë moti sot

Rrebeshe shiu, por temperatura të larta: Parashikimi si do jetë moti

Sipas MeteoAlb: Mbetemi në vlera të uleta barike të cilat do të sjellin zhvillimin e vranësirave konvektive duke krijuar mundësi për rrebeshe afat-shkurtra dhe të izoluara shiu në të gjithë territorin. Por intervalet me kthjellime do të jenë të shpeshta përgjatë 24 orëshit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes, por mesdita do të ruajë vlera konstante duke u luhatur nga 12°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 - 3 ballë.

Rrebeshe shiu, por temperatura të larta: Parashikimi si do jetë moti

*Tiranapost.al.