Moti

Rriten temperaturat. Meteorologia tregon si do jetë moti këtë fundjavë dhe kur rikthehen shirat

Rriten temperaturat. Meteorologia tregon si do jetë moti këtë

Moti do të vijojë me diell dhe temperatura të larta edhe gjatë fundjavës, por deri të dielën në mbrëmje ku priten vranësira, ndonëse jo reshje shiu. Meteorologia e Meteoalb, Adiola Bani bën parashikimin e motit ku thotë se rritja e temperaturave do jetë graduale dhe të tilla do mbeten edhe në fundjavë: Nga 3 gradë në 18 gradë maksimumi në zonat perëndimore. Ndërsa java tjetër parashikohet me rikthim të reshjeve të shiut.

Adiola Bani:

Territori shqiptar sot paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të dukshmë në zonat malore.

Edhe e shtuna vijon në të njëjtat kushte atmosferike. E diela na sjell shpeshtim të vranësirave që në orët e para të mëngjesit, dhe gradualisht vranësirat shtohen në gjithë territorin deri në orët e vona të mbrëmjes por nuk presim reshje.

Përsa i përket temperaturave të ajrit janë rritur sot gjatë mëngjesit, rritja do jetë graduale gjatë masditës duke luhatur vlerat ditore nga 3 gradë në 18 gradë maksimumi në zonat perëndimore.

Edhe temperaturat e fundjavës do vijojnë të mbeten të larta.

Fillim java na sjell rikthim të reshjeve në gjithë territorin shqiptar, fillimisht në zonat veriore dhe gradualisht do përfshijnë gjithë territorin, ku herë pas here do jenë në formë rrebeshi. Fillim-java na sjell rënie graduale të vlerave termike/temperaturave.

*Tiranapost.a