Moti

Rriten temperaturat, parashikimi i motit për sot

Rriten temperaturat, parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb territori shqiptar mbetet në prezencë të kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare në ultesirën Perëndimore. Ndërsa në zonat malore të vendit tonë vranësirat do të jenë më të dukshme.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 22°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior - Verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.