Moti

Sa do të jenë temperaturat sot? Hidhi një sy tabelës

Sa do të jenë temperaturat sot? Hidhi një sy tabelës

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i aktivitetit të masave ajrore me origjinë jugore dhe kryesisht të thata.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites priten alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura kalimtare, të cilat do të jenë më tepër të theksuara në relievet kodrinore-malore në lindje e juglindje të territorit.

Sa do të jenë temperaturat sot? Hidhi një sy tabelës

Në relievet e larta malore në ekstremin verior e juglindje të territorit në orët e mesditës deri pasdite vonë priten reshje shiu të izoluara, në formën e shtrëngatave afatshkurtra e me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga juglindje-veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në atë jugor e lugina era fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.