Moti

Sa do të jenë temperaturat sot?

Sa do të jenë temperaturat sot?

Sot vendi ynë do te ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar shoqëruar me shtrëngata afatshkurtra e shkarkesa elektrike gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Lokalisht përgjatë relieveve malore reshje në formë breshëri.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 deri 2 ballë.

Temperaturat parashikohen

në zonat malore 15 deri 26°C

në zonat e ulëta 17 deri 31 °C

në zonat bregdetare 19 deri 30°C